Sport

Ranieri kthehet si trajner te ekipi i njohur nga Premierliga

Claudio Ranieri mund të kthehet si trajner në Premierligë.

Claudio Ranieri është i interesuar për zëvendësimin e Rafael Benitez si menaxher i Newcastle United.

“Sky Sports News” ka bërë të ditur se ish trajneri i Romës mund të rikthehet në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Ranieri i cili fitoi Premierligën me Leicester Cityn në sezonin 2015-16 është trajner i lirë pas largimit nga Roma në fund të edicionit të kaluar.

Ranieri është i gatshëm të kthehet në elitën e futbollit anglez pas një aventurë të pasuksesshme në Fulham, sezonin e kaluar. /Lajmi.net/