Sport

Ranieri konfirmon klubin e Mahrezit për sezonin e ri

Claudio Ranieri është i sigurt se Riyad Mahrez do të mbetet në Leicester City.

Menaxheri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri është i sigurt se Riyad Mahrez do të mbetet tek kampioni i Premierligës.

Reprezentuesi algjerian spekulohet me largim nga klubi pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në edicionin e kaluar.

Mahrez, së bashku me dyshen Jamie Vardy e N’Golo Kante ishin më meritorët në rrugëtimin e Leicesterit drejt titullit të kampionit në Premierligë.

Por, Ranieri beson se Mahrez do të mbetet në Leicester. “Jam shumë i sigurt për të”, deklaroi Ranieri për “Leicester Mercury”, përcjell “Lajmi.net”.

“Ai do të mbetet me ne. Ai dëshiron të mbetet me ne, ai është i lumtur në klub. Riyad nuk është person i cili vjen tek trajneri dhe kërkon të largohet. Ai është i lumtur këtu”, u shpreh ai.