Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë nënshkrimin e tij si deputet i legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit ka mbledhur 98 mijë e 458, duke zënë kështu vendin e katërt si më i votuari në vend, shkruan Indeksonline.
Ai është kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma. Më 3 gusht do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit dhe Haradinaj pritet të shihet nëse do të jetë apo jo kryeministër i ri i Republikës./Indeksonline/