Aaron Ramsey ka një plan për ta përcjell Arsene Wengerin nga posti i menaxherit të Arsenalit.
Ai ka thënë se skuadra dëshiron t’i bëjë dhuratë francezit, duke fituar trofeun e kampionit në Europa League.
“Është një motivim i madh për ne”, deklaroi Ramsey para ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Atletico Madridit, përcjell “lajmi.net”.
“Dëshirojmë ta përcjellim Wengerin me trofeun e kampionit në Europa League”, u shpreh ai. /Lajmi.net/