Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se do të donte që ta kishte në skuadër sulmuesin brazilian, Neymar
Sergio Ramos thotë se ai gjithnjë dëshiroin që në skuadër të ketë lojtarët më të mirë dhe një prej tyre është edhe Neymar.
Braziliani gjatë verës së kaluar u largua nga Barcelona për të kaluar në PSG për 222 milionë euro.
“Më pëlqen t’i kem në skuadër më të mirët dhe është e qartë se Neymar është njëri prej tyre”, tha fillimisht Ramos për Cadena SER.
“Ndoshta ishte më e lehtë për të që të shkonte në PSG, se sa direkt në Real Madrid. Ato janë vendime personale, por ju kurrë nuk e dini çfarë mund të ndodh”, u shpreh në fund kapiteni i Spanjës.
Ditët e fundit është duke u folur për një kalim të mundshëm të Neymarit në Real Madrid. /Express/