Sport

Ramos del haptazi kundër Ronaldo, tregon problemin e vërtetë të Realit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos nuk ka ngurruar që të dal kundër bashkëlojtarit të tij, Cristiano Roanldos, rreth krizës së vërtetë të skuadrës

Cristiano Ronaldo ditë më parë tha se Reali është duke ndjerë mungesën e Pepes, Alvaro Moratas dhe James Rodriguezit, të cilët u larguan gjatë verës, prandaj edhe po ka probleme.

Por, me këtë nuk pajtohet Sergio Ramos, i cili tha se mendimi i Ronaldos është oportunist.

Ramos tha se ai nuk e ndjen mungesën e askujt dhe insiston se problem i Realit janë vetëm lëndimet e shpeshta të lojtarëve.

“Unë nuk pajtohem me Ronaldon. Mendoj se ai është një mendim oportunist”, tha Ramos për Cadena SER.

“Kur ne e fituam Superkupën e Evropës dhe Spanjës nuk na mungonte asnjë lojtarë. Më shumë do të fajësoja lëndimet e shpeshta. Skuadra është shumë e fortë kur jemi të gjithë gati”, vazhdoi spanjolli.

“Nuk më mungon asnjë. Asnjë. Natyrisht skuadra ka ndryshuar, por, disa kontribuojnë në disa gjëra, e disa kanë role të tjera”, u shpreh në fund Ramos.

Reali pas 12 javëve të para ën La Liga renditet në vendin e tretë më 23 pikë, tetë më pak se sa Barcelona në vendin e parë.

Ronalo në këtë edicion në tetë ndeshje ka shënuar vetëm një gol, dhe atë nga pika ebardhë në ndeshjen ndaj Getafes. /Express/