Sport

Ramos me deklaratë shokuse për Neymar (Foto)

Sergio Ramos dëshiron që Neymar të largohet nga Barcelona dhe të transferohet në PSG
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka folur edhe për të ardhmen e Neymar, pas humbjes 3:2 nga Barcelona.

Braziliani thuhet se do të largohet nga Barcelona për të kaluar në PSG, skuadër e cila do të paguajë klauzolën e lojtarit prej 222 milionë eurove.

“Ndeshja e fundit e Neymarit me Barcelonën? Nuk e di, të gjithë janë të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre. Shpresoj se kjo ishte ndeshja e fundit e tij, do të ishte një problem më pak për ne”, tha Ramos pas ndeshjes. /Express/