Trajneri i Trepçës ’89, Zekerija Ramadani, ka komentuar humbjen 2-1 nga Vikinguri në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.Sipas tij rezultati 2-1 nuk ishte real, në bazë të asaj që u zhvillua.
“Ndeshjen e kishim në kontroll, por në dy momente me të vërtetë nuk reaguam si duhet dhe përvoja e kundërshtarit na ndëshkoi”.“Duke e marrë parasysh që ishte hera e parë që luajmë në një kompeticion kaq të rëndësishëm, duhet të jemi të kënaqur, por rezultati është jo i real”, ka thënë Ramadani për Gazetën Olle.Ai beson se me potencialin që kanë, do t’ia dalin të kualifikohen tutje.“Patjetër që besojmë.
Ky është një rezultat i hapur dhe jam i bindur që do të vazhdojmë garën”, përfundoi trajneri i kampionëve tanë.Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në stadiumin “Adem Jashari”.