Aktuale

Rama publikon pamje fantastike të Palasës, Dhërmiut dhe Gjipesë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook pamje mahnitëse të bregdetit tonë, në jug të vendit.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një të dielë të qetë me këto pamje fantastike të Palasës, Dhërmiut dhe Gjipesë”, shkruan Rama në rrjetet sociale ndërsa ka shpërndarë edhe një video.

Shqipëria vazhdon të tërheqë çdo ditë e më shumë vëmendjen dhe kureshtjen e shumë turistëve të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë .

Stina e verës shënon edhe kulmin e interesit më të madh për turistët dhe vizitorët e huaj në vendin tonë, ndërsa mediume të ndryshme ndërkombëtare e kanë cilësuar Shqipërinë si perla e turistike në Ballkan.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare, vendi ynë ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, .Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.

the authorE B