Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar me promovimin e vendeve turistike në Shqipëri. Kësaj radhe ai ka zgjedhur pamje nga ujërat termale nën Urën e Kadiut në Bënjë të Përmetit.
”MIRËMËNGJES ? dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje të ujrave termale nën Urën e Kadiut në Bënjë të Përmetit, një oaz i bukur monumentesh të natyrës dhe historisë tonë kulturore ?”, ka shkruar Rama nw facebook./KosovaPress/