Aktuale

Rama poston video nga komunizmi në Shqipëri, komentuesit: S’të vjen turp?!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke uruar ndjekësit e tij me një video nga Shqipëria e viteve ’60.

“MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të rralla të Shqipërisë së viteve ’60, sjellë përmes një dokumentari të veçantë belg”-shkruan Rama në Facebook.

Por kaq ka mjaftuar dhe ndjekësit e tij në Facebook, kanë shpërthyer në akuza të rënda e deri në ofendime në drejtim të kryeministrit.

Komentuesi: Ore shiko dokumentarin e vitit 2017 qe nuk kam njerezit buk te han, qe Po kerkojne azil, e qe Po vriten nga deputet dhe nuk denohen, ministra qe vjedhin. Kete dok shiko ti dhe mos na trego me perralla se je ber ma keq se likja dhe saliu bashke.

Komentuesi: o edi rama skemi uj mos u merr me fcb gjith diten 2 muaj pa pik uji ca beni kshu viti 2017

Komentuesi: Zoti kryeminister ne kohen e komunizmit jem akona Se me keq e ke ber te Pakten ateher te gjith ishin te barabart kurse sot po pulli po vuan per kafshaten e bukes kurse kriminelet dhe drogaxhit dhe pushtetaret si puna juaj po luajn me lekun Se ti je ai qe per nje foto paguan 80 mij € a e kupton qe kete vend po e con drejt humneres po ti mos u lodh me fotet e vote e 60 po trego fotet e viteve 2017 Se nk ka ndryshim turp turp

Komentuesi: Nuk kemi nostalgji per komunizmin se u torturuan prinderit tane duke punuar per gjakpiresat dhe sot marrin 100,000 lek pension ne muaj…..mos u tall o leshko

Komentuesi: Ky tall trapin me ne…miremengjes para dhe mirembrema mbrapa…as me pasurine e botes nuk e ble dot mendjen e ketij aq me terezi e ka…tralala mbete o i shkrete.. endrimtari nostalgjiku i koheve moderne per boten…se per shqiperine esht vecse nji deshtim total…kjo qeverisje…

Komentuesi: Ke nostalgji Edi? Apo te ka treguar yt ate si firmoste urdherat e pushkatimot dhe sa kohe te bukura ishin ato per te?

the authorE B