Aktuale

Rama-Meta, takim pozitiv

Edi Rama dhe Ilir Meta u takuan mbrëmjen e së dielës për të diskutuar fatin e koaliconit aktual qeverisës.

Kreu i PS-së dhe kreu i LSI-së shoqëroheshin nga Erjon Veliaj dhe Petrit Vasili në një takim informal, në ambientet e një restoranti në zonën e Pazarit të Ri, në kryeqytet.

Biseda midis tyre zgjati reth 4 orë. Rreth orës 1 të mëngjesit, i pari është larguar nga mjediset e restorantit kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe më pas janë parë të largohen kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe nënkryetari Petrit Vasili.

Nuk ka ende detaje se çfarë është diskutuar, ndërsa nga LSI-ja pritet të qartësohet poozicioni i saj në lidhje me koalicionin.

the authorE B