Aktuale

Rama i kërkon homologut kroat zgjidhje të arsyeshme për Ballist Morinën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në Facebook ka shkruar se zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, gjatë takimit në Mal të Zi me liderët e rajonit, nënvizoi fort interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit.

Postimi i plotë i Ramës:

Në Mal të Zi me zv.Presidentin e SHBA, Mike Pence, dhe liderët e rajonit tonë për Samitin e Kartës së Adriatikut. Zv.shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi fort, interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si edhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes SHBA e vendeve të rajonit e po ashtu mes vetë vendeve të rajonit, në funksion të përballimit me sukses të sfidave të sigurisë, paqes e prosperitetit, në rajon e në Europë. Takimet bilaterale me zv.Presidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit, patën rëndësinë e tyre të posaçme për rikonfirmimin e vullnetit për të ecur më tej përpara, të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë. Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij.

the authorE B