Ivan Rakitic mendon se largimi i Neymarit nga Barcelona ishte një vendim i keq
Ylli kroat, Ivan Rakitic ka folur për transferimin e Neymarit nga Barcelona në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.
Ish anëtari i Sevillas mendon se Neymar ka gabuar që ka shkuar në Paris, por e respekton vendimin e brazilianit.
“Nga këndvështrimi im ishte një vendim i keq, sepse unë doja që Neymarin ta kem në ekipin tim”, ka deklaruar kroati.
“Nëse një ekip mund të blejë Neymarin dhe ai vendos të largohet, ne duhet ta respektojmë atë. Për mua ishte e vështirë ta pranoj faktin se ai do të largohej, jo vetëm pse ishte lojtar i mirë, por edhe një person i madh”, ka theksuar Rakitic. /Express/