Aktuale

Rakiq: Vendimet e Listës Srpska, në bashkëpunim me Vuçiqin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq dhe kryetari i Listës Srpska Goran Rakiq kanë biseduar sot për “situatën politike në Kosovë dhe për pozicionimet e Listës Srpska gjatë formimit të institucioneve të Kosovës”, transmeton Koha.net.

Rakiq, siç ka njoftuar kumtesa e përcjellë nga FoNet, ka thënë se Lista… ka program dhe qëllim qartë të definuar si dhe kapacitete që si forcë politike unike, kompakte dhe e fuqishme të luftojë për këtë qëllime përbrenda institucioneve të Kosovës.

Sipas fjalëve të tij, Lista Srpska të gjitha vendimet kryesore do t’i marrë në bashkëpunim me Qeverinë e Serbisë dhe me kryetarin Vuçiq.

Rakiq ka shtuar se modalitetet e angazhimit të përfaqësuesve politikë serbë në institucione do të varet nga sjellja e aktorëve politikë shqiptarë ndaj të drejtave dhe interesave të popullit serb në Kosovë dhe ka shtuar se politikanët serbë të Kosovës më nuk do të përdoren vetëm për dekor.

the authorE B