Sulmi i fundit mbi aktivistët e Listës Serbe në komunën e Leposaviqit nxjerrë jashtë të gjitha maskat, kur vjen puna tek klani familjar i Aleksandar Jabllanoviq dhe ky akt kërkon përgjigje adekuate nga ana e autoriteteve kompetente, ka thënë sot kryetari i komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq.
Rakiq u ka bërë thirrje policisë dhe prokurorisë që të ndjekin rastin në përputhje me ligjin.
“U rikujtojmë qytetarëve se Lista Serbe tashmë u ka treguar se sa e rrezikshme është çdo votë që shkon për një njeri si ai”, ka përfunduar Rakiq, transmeton indeksonline.
Ndryshe Indeksonline mbrëmë ka raportuar menjëherë pas arrestimit të kryetarit të PSK-së, Jabllanoviq i cili kishte sulmuar aktivistët e Listës Serbe dhe të cilit i është konfiskuar më pas arma e llojit ‘SMI Veson’.