Mino Raiola, menaxheri i Paul Pogbas dhe Zlatan Ibrahimovic, e ka sulmuar Pep Guardiolan para derbit të Manchesterit.
Menaxheri i famshëm italian, Mino Raiola e ka ndezur derbin mes Manchester Unitedit dhe Cityt, i cili do të luhet të shtunën nga ora 13:30.
Agjenti i Paul Pogbas dhe Zlatan Ibrahimovic ka thënë se stili i lojës që aplikon Pep Guardiola është i mërzitshëm, përcjell Express.
“Guardiola? Unë nuk e urrej, por nuk më pëlqen. Është një trajner i mirë, por futbolli i tij duket shumë i mërzitshëm”, ka deklaruar Raiola për ‘El Partidazo de Cope’. /Express/