Sport

Raiola: Nuk e di nëse Ibrahimoviçi do të qëndrojë në Manchester United, e duan shumë klube

during the Premier League match between XXX and XXX at Old Trafford on August 19, 2016 in Manchester, England.

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviç për momentin është duke u shëruar nga një lëndim serioz në gju që pësoi ditë më parë.

Megjithatë, e ardhmja e suedezit akoma nuk dihet. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola ka konfirmuar së shumë klube e duan ish-yllin e Interit, Barcelonës, AC Milanit dhe PSG-së, raporton KosovaPress.“Unë nuk e di nëse ai do të qëndrojë në Manchester United, shumë klube e duan atë”, tha agjenti i 35 vjeçarit.

“Ibrahimoviç me siguri së do të luajë edhe një vit apo dy dhe ndoshta do të qëndrojnë në Evropë. Ne do të flasim me Unitedin për të ardhmen e tij”, sqaroi Raiola. /KosovaPress/