Mino Raiola ka thënë se Unitedi gjithnjë ka qenë shtëpia e Paul Pogbas
Agjenti, Mino Raiola ka treguar arsyet se pse klienti i tij, Paul Pogba zgjodhi Manchester Unitedin para Real Madridit.
Ai tha se Unitedi ka qenë shtëpia e Pogbas, ndërsa e prano se ai ka përmirësuar skuadrën e tij, por jo edhe Realin.
“Ai më tregoi qartë se çfarë dëshironte. Për Pogban, Manchesteri ka qenë gjithnjë shtëpi e tij. Zidane po ashtu e dëshironte, po ashtu edhe 5 ose 6 skuadra tjera. Manchesteri tashmë është skuadër më e fortë me lojtarin tim. Real Madridi nuk do të ishte”, tha Raiola për Telefoot.
Kujtojmë se Pogba u transferua nga Juventusi në Real Madrid për shifrën rekorde prej 130 milionë eurosh