Mino Raiola ka thënë se në një të ardhme të afërt, Paulo Dybala, do të largohet nga Juventusi.
Agjenti, Mino Raiola, ka shqetësuar tifozët e Juventusit, duke thënë se sulmuesi i Argjentinës, Paulo Dybala, duhet të largohet nga kampionët e Italisë.
Raiola beson se në një të ardhme të afërt Dybala do ta veshë fanellën e një tjetër klubi, teksa ka treguar se ka shumë skuadra në të cilat argjentinasi do të përshtatej.
“Mendoj se Dybala një ditë do të largohet nga Juventusi”, tha Raiola për “RaiSport”.
“Ai duhet të shkojë te një ekip ku i përshtatet edhe projekti. Për të tani është shumë e vështirë të gjejë vend te Barcelona, por do të bënte mirë në Real Madrid, Manchester United, Manchester City ose Chelsea”, shtoi Raiola. /Gazeta Express/