Sport

Rafet Prekazi sqaron arsyet e humbjes së Kosovës

Kosova U21 ka pësuar humbje të thellë në shtëpi 0-4 nga Izraeli.

Pas ndeshjes, trajneri Rafet Prekazi ka thënë se ka qenë një ndeshje e mirë nga djelmoshat kosovar.

Sipas Prekazit, kanë ndikuar disa gabime amatoreske në pjesën e parë për humbje.

“Ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë. Mendoj se ndikuan disa gabime amatoreske në pjesën e parë”, tha Prekazi për Supersport.

“Nuk duhet të dëshpërohemi pasi që kemi shumë ndeshje përpara dhe kemi ekip të mirë”, ka thënë Rafet Prekazi pas ndeshjes.