Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq është kandidat për president i Federatës së futbollit të qarkut Kosovë – Mitrovicë.
Asambleja Zgjedhore e të ashtuquajturës Federatës së Futbollit të Kosovës në qarkun e Mitrovicës ka zgjedhur kryesinë e re të klubit Trepça, dhe njëkohësisht për postin e presidentit të Federatës në zgjedhjet e tanishme ka kandiduar nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Radoiçiq, i dyshuar nga drejtësia në Kosovë për pjesëmarrje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit në janarin e vitit në shkuar në Mitrovicë, po fshihet nëpër Serbi dhe atje është nën mbrojtjen e policisë dhe të institucioneve serbe.
Zgjedhjet për kryetar të për Federatën e Futbollit (serb) të Kosovës mbahen të hënën, më 4 mars. Këto zgjedhje janë bërë dhe po bëhen sipas direktivave të Federatës së Futbollit të Serbisë. /Lajmi.net/