Vjona Kryeziu do të garojë sot në Lojërat Olimpike
Atletja Kosovare, Vjona Kryeziu do të jetë sportistja e fundit që do të garojë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.
Vjona sot do të garojë në atletikë, në garën e 400 metrave, kualifikimet këto që fillojnë në ora 16:00.
Kujtojmë se Kosova në Rio është përfaqësuar me tetë sportistë, ndërsa ka fituar një medalje të Artë, ku Majlinda Kelmendi triumfoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.