Arsim & Kulturë

Qytetarët reagojnë ndaj privatizimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla”

Edhe pas shfaqjes së programit për vitin 2017 dhe premierës së filmit “Home”, që u shfaq javën e kaluar, në Pejë, kinemaja e qytetit ka hasur në probleme.

Agjensia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka vendosur që kinemaja e qytetit të Pejës “Jusuf Gërvalla”, të kalojë në procesin e likuidimit.

Menaxhimin e kësaj kinemaje në janar të këtij viti e ka marrë “Anibar” dhe pritet që menaxhimin ta ketë deri në 15 vitet e ardhshme, shkruan KosovaPress.

Por, lajmi se kinemaja e qytetit të Pejës do të privatizohet, ka ngjallur shumë reagime edhe nga menaxhuesit edhe nga qytetarët të cilët kanë shfaqur një formë proteste në rrjetet sociale, duke treguar indinjatën e tyre kundrejt këtij vendimi.

the authorE B