Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e një femre në QKUK. Ajo sipas njoftimi të policisë për shkaqe ende të panjohura ka rënë nga kati i katërt i ndërtesës se kirurgjisë pranë QKUK Prishtinë .
Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse policore. Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar ne IML për obduksion.
Ndërkohë që dje zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se viktima është e moshës 43 vjeçe dhe e njëjta dyshohet të ektë bërë vetëvrasje.
“Nga informacionet e para që ka policia, dyshohet që: viktima femër, 43 vjece, paciente në një nga klinikat e QKUK-së, për shkaqe ende të panjohura të ketë bërë vetëvrasje duke u hedhur nga një prej klinikave të QKUK-së. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që mund të kenë sjellë deri te kjo ngjarje”, ka thënë për mediat Borovci.