Me qindra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në jug të Francës ndërsa zjarri që ka kapur 900 hektarë mal në ishullin Korsika rrezikon shtëpitë, bën të ditur shërbimi për situata të jashtëzakonshme.
Me këtë rast janë evakuuar banorët e qytetit Biguglia, vend ky në verilindje të bregdetit, transmeton AFP.