Aktuale

Qeveria u ndanë nga 10 mijë euro familjeve të dy policëve që ranë në Lepenc

Nga 10 mijë euro për familjet e dy policëve që ranë në Lepenc
Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 10 mijë euro për familjen e dy policëve që vdiqën në aksidentin në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit më 29 prill.

Zyra e kryeministrit ka ndarë nga 10 mijë euro për familjet e policëve të vdekur, Armend Trena e Malsor Dashi.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se kjo shpreh respektin dhe nderimin për ta.

“Kjo është një shumë modeste por dëshmi e përkrahjes së vazhdueshme për policët. I shprehim ngushëllime familjes dhe gjithë popullit të Kosovës”, tha Haradinaj.

Armend Trena është gjetur dje në ujërat e lumit Lepenc nëntë ditë pas aksidentit dhe do të varroset në orën 16:00. Ndërsa kolegu i tij Malësor Dashi është gjetur po ashtu në lumin Lepenc të enjten që shkoi.

Tutje, u mor vendimi edhe për themelimin e komisionit për hartimin e projektligjit për Qeverinë.

Ligji për Qeverinë është i nevojshëm që të definojë numrin e ministrive, Zv/kryeministrave e zv/ministrave.

the authorE B