Aktuale

Qeveria sot nuk e ka në rend dite iniciativën për Specialen

Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës, ku nuk është paraparë të shqyrtohet iniciativa e deputetëve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Zyrtarë të Qeverisë kanë thënë se kjo çështje nuk do të diskutohet për shkak se rendi i ditës është bërë ende pa ardhur nga Kuvendi kjo iniciativë.

Kuvendi gjatë javës së kaluar iniciativën për shfuqizimin e Speciales e dërgoi në Qeveri.

Mbledhja, që do të udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, do të nisë në orën 11:00./Periskopi/

the authorE B