Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar kërkesën e KQZ së për ndarjen e rreth 5 milion eurove për mbajtjen e zgjedhjeve të parakoheshmë që do të mbahen me 11 qershor.
Zëvendëskryeminkstri në largim Hajredin Kuqi prezantoi para ministrave kërkesën e KQZ së.
“Zyra e kryeministrit ka marr kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e 4 milion e 900 mije euro për zgjedhjet e parakohëshme” tha Kuçi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të nisë më 29 maj dhe të mbyllet më 9 qershor.
Për këto 10 ditë, subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje mund të zhvillojnë aktivitetin, fushatën dhe propagandën politike, përfshirë edhe tubimet dhe debatet me qytetarët dhe mediat.
Subjektet politike të interesuara për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit do të mund të aplikojnë për pjesëmarrje nga data 11 deri më 18 maj
Ndër vendimet e para të KQZ-së përfshihen edhe kushtet e vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve dhe çështjet tjera organizative.