Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka prezantuar me listë numrin e zëvendësministrave në Qeverinë Mustafa.
Sipas tij, në Qeverinë e kaluar nuk kanë qenë asnjë me shumë se sa 47 zëvendësministra duke kritikuar Qeverinë Haradinaj për këtë numër siq tha ai enorm.
“Sa për informatë të saj numri i zëvendësministrave në qeverinë aktuale ka arritur diku në 67 apo 68 sepse rritet në baza ditore. Unë besoj se kur të diskutojmë për raportin njëqind ditor sigurisht se do të emërohet edhe zëvendësministri i njëqind i qeverisë Haradinaj. Në qeverinë e kaluar iu informoj se nuk është mirë të thoni të pavërteta, ka pasur 47 zëvendësministra, ndërsa sot numri i tyre është 67 apo 68”, tha Hoti.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila këmbëngulte se numri i zëvendësministrave në qeverinë Mustafa ishte më i madh se sa në Qeverinë Haradinaj.
“Ministri, sidomos ish ministri i Financave me ra në këtë gjendje, është e pavërtetë numri i zëvendësministrave. Është plotësisht e vërtetë numri i zëvendësministrave në qeverinë Mustafa, PDK-LDK ishte shumë më i madh e flas me fakte se sa është sot, normal përfshi këtu, këto parti janë” theksoi Haxhiu.
Polemika mes Hotit dhe Haxhiut nuk ka mbaruar me kaq pasi që Hoti kërkoi nga deputetja Haxhiu që të kërkojë falje, sepse ai po flet me fakte dhe shifra që mund të argumentohen.
“Për deputeten, tash njëri nga ne do t’i kërkojmë falje tjetrit. Unë e kam listën këtu të zëvendësministrave në Qeverinë Mustafa, ndërsa disa nga anëtarët e Qeverisë Mustafa janë aty ministra dhe mund ta konfirmojnë. Është zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj që mund ta konfirmoj. Këtu janë 47 zëvendësministra në qeverinë Ministra, në Qeverinë Haradinaj duhet të jenë 67 apo 68 nuk e di saktë. Tash unë pres që deputetja të kërkoj falje”, shtoi Hoti.
Megjithatë, deputetja Haxhiu nuk pajtohej me kolegun në opozitë Avdullah Hoti, pasi sipas saj, kanë qenë mbi 54 zëvendësministra në Qeverinë Mustafa.
“Mbi 54, saktë mbi 54 kanë qenë në Qeverinë Mustafa dhe flas me përgjegjësi dhe shpenzimet ditore enorme që kanë bërë zëvendësministrat e qeverisë Mustafa”, u shpreh ajo.
Në këtë debat u përfshi edhe deputetja Hykmete Bajrami, e cila tha se ishte pikërisht qeveria Mustafa që uli nga një vit në gjashtë muaj marrjen e pagës nga zëvendësministrat pasi ta përfundojnë mandatin.
“Ju bej me dije deputetes dhe qytetarëve të Kosovës që vendimi paraprak që zëvendësministrat të paguhen një vit pas përfundimit të mandatit. Kryeministri Mustafa e ka marrë këtë vendim dhe e ka zvogëluar pagesën në gjashtë muaj. Ky është vendimi i kryeministrit Mustafa”, tha Bajrami.
Debati për programin qeverisës po vazhdon ende, por kryeministri Ramush Haradinaj ende nuk ka ardhur në seancë./KosovaPress/