Nën patronatin e Qeverisë së Kosovës janë organizuar homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.
Në këtë aktivitet të organizuar në oborrin e Qeverisë po marrin pjesë: kryeministri Ramush Haradinaj , ish-presidentja Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Kadri Veseli, ambasadori amerikan, Greg Delawie.
Para ndërtesës së ekzekutivit është vendosur një poster me mbishkrimin “We remember” si dhe dy qirinj me simbolikën e kullave binjake.