Rajon & Botë

Qeni i policisë kafshon të dyshuarin, oficerët nuk bëjnë asgjë për ta ndalur

Momenti i pabesueshëm kur tre oficer policie kanë lejuar që qeni të shqyej krahun e një njeriu, përderisa ata ishin duke e mbajtur për këmbësh këtë njeri.

I dyshuari i arrestuar në San Diego, Kaliforni, u la me një plagë të madhe të hapur, pasi qeni e sulmoi atë e përderisa oficerët nuk jepen asnjë komandë të vetëm për qenin për ta ndaluar atë, transmeton Indeksonline.

Angel Nunez, i cili ishte rrugës për në punë e ka kapur këtë moment dhe pastaj e ka postuar në Facebook.

“Ky oficer nuk e kishte nën kontroll qenin e tij”, ka shkruar ai.

Dyshohet se i arrestuari ka qenë në bisedë me policinë, përderisa është e paqartë e çfarë ata folën për para se qeni të sulej mbi të, duke e shtrirë për tokë.

Por, pas kësaj vijnë edhe dy oficerë të tjerë të cilët ia mbajnë këmbët të dyshuarit, përderisa qeni ende është duke ia kafshuar dorën.

Sic shihet ata nuk e kishin nën kontroll qenin dhe nuk bënin asgjë për ta ndalur./Indeksonline/

the authorE B