Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë mbrëmjes së kaluar është qëlluar me plumb qorr një femër në komunën e Shtimes.
Viktima fillimisht është dërguar në emergjencë në Shtime e më pas është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.