Rajon & Botë

Putin paralajmëron Luftën e Tretë Botërore: Do të shkatërrohet civilizimi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nisur të flasë për Luftën e Tretë Botërore, kështu duke përmendur edhe shkatërrimet që ajo mund të shkaktojë.
Po të ndodhte Lufta e Tretë Botërore, Putin thotë se do ta shkatërronte civilizimin. Për këtë çështje ai foli në një emision rus që u transmetua direkt dhe e përdori si porosi ndaj qytetarëve.

“Lufta e Tretë Botërore do ta njihte shkatërrimin e civilizimit dhe për këtë arsye duhet të kujdesemi që të mos krijohen konflikte në mes të shteteve”, tha Putin, transmeton Express.

I pyetur se çka mund ta shkaktojë një shpërthim të kësaj lufte, Putin nuk ishte shumë i qartë.

Ai tha se nuk e di një arsye që mund ta shkaktonte fillimin e një luftë të tillë, por u dha mëzash qytetarëve të vet se po të ndodhte ajo, do të shkatërrohej civilizimi./Express

the authorE B