Rajon & Botë

Putin komenton për herë të parë sulmet amerikane në Siri

Inteligjenca ruse ka informacione nga burime të besueshme se provokime të reja me armë kimike janë duke u përgatitur momentalisht në më shumë rajone në Siri, përfshirë në Damask, ka thënë sot presidenti rus, Vladimir Putin, pas një takimi me homologun e vet italian, Sergio Mattarella.

“Kemi informata nga burime të ndryshme se provokime të tilla – dhe s’mund t’i quaj ndryshe ato – janë duke u përgatitur edhe në rajonet tjera të Sirisë, përfshirë në rrethinat jugore të Damaskut, ku ata kanë për qëllim që t’i vendosin disa substanca dhe ta fajësojnë autoritetet zyrtare siriane për përdorimin e tyre,” ka thënë Putin, transmeton Express.

Putin e ka lidhur atë që po ndodh në Siri sot më atë që në vitin 2003 ndodhi në Irak.

“Presidenti Mattarella dhe unë diskutuam për këtë, dhe i thashë se kjo m‘i kujton goxha mirë ngjarjet e vitit 2003, kur përfaqësuesit amerikanë demonstruan në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për amët e supozuara kimike të gjetura në Irak. Si pasojë, nisi fushata ushtarake në Irak dhe përfundoi me shkatërrimin e vendit, ngritjen e kërcënimit terrorist dhe shfaqjen e Shtetit Islamik në arenën ndërkombëtare,” ka thënë ai./Express/

the authorE B