Aktuale

Punëtorët e KEK-ut, punojnë në kushte mjerimi, të zhytur në baltë

Temperaturat e ulta dhe reshjet e kësaj jave u kanë shkaktuar vështirësi në punë edhe punëtorëve të KEK-ut.

Saktësisht atyre që punojnë që vendi të ketë drita.Punëtorët që nxjerrin dhe përpunojnë thëngjillin nëpër fshatrat e Obiliqit, Hade e Shipitull, janë duke punuar këto ditë në kushte të tmerrshme.

Ata po riparojnë disa nga makineritë e thëngjillit që janë zhytur në baltë.

Në baltën e shkaktuar nga shiu, ata po vazhdojnë punën e tyre, shkruan GazetaBlic.

Në fotografinë e dërguar në redaksinë e Gazetës Blic nga punëtorë të këtij sektori, shihet më së miri gjendja në të cilën at apo punojnë këto ditë./GazetBlic/

the authorE B