Sport

Punë e kryer, Lukaku largohet nga Evertoni (Foto)

Romelu Lukaku do të largohet nga Evertoni në fund të sezonit.

Romelu Lukaku do të largohet nga Evertoni, këtë e ka konfirmuar trajneri, Ronald Koeman.

Ai bëri të ditur se sulmuesi belg ia ka kumtuar lajmin se nuk do të vazhdojë kontratën me Evertonin, transmeton Gazeta Express.

“Ai më tha se nuk do të vazhdojë kontratën me Evertonin”, bëri të ditur Koeman.

Lukaku është golashënuesi më i mirë në Premierligë me 23 gola deri më tani, të cilin Chelsea dëshiron ta rikthejë në “Stamford Bridge”. /Express/