Chelsea duhet të jetë me të vërtetë e entuziazmuar për transferimin e Christian Pulisic.
Mesfushori ofanziv është duke shkëlqyer në nivel ndërkombëtar me Amerikën në Kupën Gold, e cila mbahet për shtetet e Amerikës Qendrore.
Ai ka shënuar tre gola në këtë kompeticion këtë verë, duke ndihmuar shtetin e tij të arrijë në finale aty ku do të përballet me Meksikon të dielën, përcjell lajmi.net.
Sipas AS, Pulisic ka kontribuar në 18 nga 39 golat e fundit që Shtetet e Bashkuara kanë shënuar – një përqindje e përfshirjes prej 46 për qind.
Kjo sigurisht nuk është një statistikë e dobët – dhe është një gjë që është edhe më mbresëlënëse në krahasim me dy lojtarët më të mirë në botë – Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Të tre konkurruan në turnetë ndërkombëtare këtë verë dhe përfshirja në gola i Pulisic është më mirë se sa ajo që ka arritur Ronaldo.
Kapiteni portugez ka qenë pjesë e 16 prej 39 golave të fundit të vendit të tij – një përqindje prej 41 për qind, e cila është 5 për qind më e vogël se nënshkrimi i ri i Chelseat.
Pavarësisht nga problemeve në skenën ndërkombëtare, Messi në të vërtetë me Argjentinën ka një shkallë të përfshirjes prej 49 për qind – duke kontribuar në 19 nga 39 golat e fundit të vendit të tij. /Lajmi.net/