Presidenti katalanas, Carles Puigdemont deklaroi sot se nuk do të organizojë zgjedhje rajonale të parakohshme në Katalonjë për të tejkaluar konfliktin e tij me Madridin, për shkak të mungesës së garancive të nevojshme nga qeveria, që ka kërkuar të marrë nën kontroll këtë rajon.
“Tani, i takon parlamentit katalanas të vendosë për pasojat e aplikimit kundër Katalonjës të nenit 155 të Kushtetutës (që mundëson pezullimin e autonomisë së rajonit)”, theksoi Puigdemont.
Carles Puigdemont kishte parashikuar të mbante këtë fjalim në orën lokale 13:00 në Barcelonë, pas disaditësh përpjekjesh brenda qeverisë së tij për përgjigjen ndaj masave të parashikuara nga qeveria konservatore e Mariano Rajoyt.
Më pas ai vendosi të zhvillojë fjalimin e tij shumë të pritur në orën 15:00 GMt (17:00 me orën lokale).
Ky fjalil është shtyrë disa herë, madje disa burime nga palë të ndryshme indipendentiste kanë njoftuar se Puigdemont fillimisht synonte të shpallte organizimin e zgjedhejve të parakohshme rajonale