Ministri i jashtëm spanjoll ka përsëritur qëndrimin e qeverisë së tij se udhëheqësi katalonas i shkarkuar mund të kandidojë në zgjedhjet e reja në dhjetor, por duke ritheksuar se këtë mund ta bëjë vetëm nëse ai nuk është në burg.
Alfonso Dastis foli gjatë një tubimi të madh për bashkimin spanjoll që u mbajt në qytetin më të madh të Katalonisë, në Barcelonë, transmeton Indeksonline.
Carles Puigdemont u hoq nga posti pasi Madrid ia hoqi Katalonisë autonomin për shpalljen e pavarësisë.
Qeveria qendrore e Spanjës tani më ka marrë kontrollin e institucioneve të Katalonisë.
Kryeprokurori i Spanjës po përgatitet të paraqesë akuza penale kundër Puigdemont dhe zyrtarëve tjerë katalonas për shkeljen e ligjit spanjoll.
Ndryshe, Puigdemond ka thënë se nuk e njeh urdhrin nga Madridi që e heq atë nga pushteti./Indeksonline/