ShowBiz

Publikohet video e aksidentit të Venus Williams (Video)

Policia e Plam Beach ka shpërndarë një video, sipas së cilës, avokatët e tenistes Venus Williams kërkojnë të dëshmojnë se tenistja nuk ka faj në aksidentin rrugor në të cilin u përfshi një muaj, ku mbeti i vdekur një person.

Video që është marrë nga telekamerat e sigurisë, tregon makinën e kampiones së tenisit që qëndron pas një tjetër makine në semafor.

Më pas ajo nis të kalojë kryqëzimin, ku i duhet të frenojë sërish për t’i hapur rrugë një makine që vinte me shpejtësi nga e majta. Në kohën që niset sërish, ajo goditet nga makina e Linda Barson, burri 78 vjeçar i së cilës mbeti i vdekur nga përplasja, transmeton tch.

Bashkëshortja e të moshuarit që ishte në drejtim, deklaroi se kaloi semaforin me jeshil, e kundërta e asaj që ka deklaruar Venus Willimas.

the authorE B