Emri i saj ishte bërë i njohur për publikun që nga paraqitja e saj në serialin komik “O sa mirë”.
Bëhet fjalë për aktoren e njohur Arta Nitaj e cila që nga paraqitja e saj me rolin si “Xhesika”, kishte marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve rozë, transmeton Gazeta Express.
Më shumë se për rolin e saj Arta është komentuar për format e saj bombastike.
Por, Arta duket se forma të tilla ka pasur gjithmonë. Në një fotografi që ajo ka postuar së fundmi në llogarinë e saj në Instastory vërehet se ajo ka pasur gjithmonë të pasme bombastike.
Në këtë fotografi Arta shihet së bashku me dy shoqet e saj Festën e Stinën.