Teksa kalonte një vajzë, zemra e saj kishte filluar të rreh më shpejt.
Malli që ajo ka për të bijën ka bërë që këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj të emocionohet, transmeton Gazeta Express.
Është shumë e vështirë të jesh larg personave që do, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët.
Një distancë të tillë po e përjeton edhe këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj e cila nuk ka afër vajzën e saj Anxhelinën e cila është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, teksa Albëria ka biseduar me Anxhelinën në telefon, ajo i ka treguar se aq shumë është përmalluar për të saqë një vajzë në rrugë i është dukur si ajo.
“E pash një gocë afër shkollës duke ardhur, mu duk si ti pak e mboni zemra thash o Zot lumja une per to qe e kom se mka marr malli për to boll”, i kishte thënë Albëria.
Ndërsa, këtë bisedë Anxhelina e ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory ku thotë se nëna për të është gjithçka në jetë.
“I love you mami! Me shume se gjithçka ne jete!♥”, kishte lënë mbishkrim ajo.





















