ShowBiz

Publikohet kënga e shumëpritur “Want to” nga Dua Lipa

Dua Lipa ka publikuar versionin që duket të jetë përfundimtar i këngës shumë të pritur nga fasnsat.

Dua Lipa ka kohë që po paralajmëron një bashkpunim të saj me Jaguar, duke thënë se gjithashtu do të sillte diçka të re.

E reklama me ‘Jaguar’ tani ka dalë, me anë të së cilës Dua ka befasuar dhe ka gëzuar shumë fansa, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka publikuar versionin e plotë të këngës “Want to”, version ky të cilin fansat po e presin tash e 2 vjet.

Dua gjithashtu ka treguar se do të publikojë një version me këngë të reja të albumit të saj të parë shumë të suksesshme, e njëra ndër këngët do të jetë pikërisht kjo që ajo ka nxjerrë sot./Gazeta Express

the authorE B