Me muzikën e tij janë rritur gjenerata të shumta.
Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Sinan Vllasaliu, i cili vazhdon edhe më tej të jetë ndër zërat më të kërkuar të estradës shqiptare, transmeton Gazeta Express.
Por, përvec fansave të tij, Sinani pëlqehet edhe nga vetë kolegët e tij. Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur Big Mama e cila aq shumë e do Sinanin saqë e quan mbret atë.
Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar disa imazhe ku shihet së bashku me Sinanin duke shkruar fjalët më të mira për të.
Madje në njërën nga fotografitë Bigu e Sinani të dy shihen me buzë të fryra.
“King bre e duu kush se don se”
“Ky ësht mbret ky ësht loqk ky ësht gjithcka bree @sinanvllasaliu ❤????”, ishin këto fjalët që kishte shprehur Bigu.