Sport

Publikohen pesë emrat e parë për “Topin e Artë”

Janë publikuar pesë emrat e parë të futbollistëve që do të garojnë për “Topin e Artë” për vitin 2016.

Në mesin e pesë emrave të parë janë dy futbollistë të Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Tutje renditen legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon, Pierre-Emerick Aubameyang i Dortmundit dhe Sergio Aguero i Manchester Cityt, përcjellë “Lajmi.net”.

Në vazhdim pritet të publikohen edhe 25 emra të tjerë, pasi që numri i lojtarëve në “rrethin e parë” është 30.

Sergio Aguero
Pierre-Emerick Aubameyang
Gareth Bale
Gianluigi Buffon
Cristiano Ronaldo