Kompania amerikane për modifikimin e veturave, PSI, ka sjellë modelin e BMW-së M5 (F10).
Kjo kompani kryesisht është përkujdesur për modifikimin e eksterierit të këtij modeli, i cili tani është me ngjyrë të zezë safir.
PSI për BMW M5 ka parashikuar set të rrotave pesë-cepësh “HRE Wheels” nga seria e tyre “RS Street Colleciton” me ngjyrë gri qymyr druri, amortizatorët KW të modifikuar e sistemin e shkarkimit “Akrapovic”, transmeton Express.
Po ashtu ka parashikuar edhe spoilerin e përparmë “Vorsteiner” dhe difuzerin e prapmë (të bëra nga fibra të karbonit), maskën e përparme “IND Gloss Black”, si dhe disa elemente nga BMW M Performance të bëra nga fibra të karbonit për enterier.