Paris Saint-Germain ka treguar se është një nga ekipet më të rrezikshme në Ligën e Kampionëve këtë sezonë, duke ‘e shkatërruar’ Bayern Munich-un.
‘Parisienët’ e filluan për mrekulli ndeshjen ndaj ‘Bavarezëve’ duke shënuar gol që në minutën e 2-të përmes Dani Alves, ndërsa Edinson Cavani (31’) u përkujdes që francezët të shkojnë në pushim me dy gola epërsi, raporton KosovaPress.
As në pjesën e dytë PSG-ja nuk i dha mundësi gjermanëve që të rikthehen në lojë, duke shënuar përsëri përmes Neymar (63’), i cili e vendosi rezultatin final të ndeshjes, 3-0, për të treguar edhe një herë se ekipi francez janë një nga ekipet pretendente për trofeun e kompeticionit më të madh të ekipeve në Evropë.
Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Celtic fitoi me rezutat 3-0 si mysafir te Anderlechti.
Në Grupin A, Manchester United nuk lejoi befasi duke fituar me rezultat të thellë 4-1 në Rusi, te CSKA Moskva, ndërsa Baseli ‘e dërrmoi’ Benfican, duke e mposhtur me rezultat 5-0.
Derbi i Grupit C, në mes të Atletico Madrid-it dhe Chelsea-t, i takoi anglezëve të cilët fituan 2-1 në Madrid, ndërsa Roma fitoi me rezultat 2-1 në udhëtim te Qarabagu.
Barcelona arriti fitore të vështirë në Grupin D, si mysafir i Sporting Lisbonës me rezultat minimal 1-0, kurse Juventusi arriti fitore stabile prej 2-0, ndaj Olympiacos-it. /KosovaPress/
Rezultatet dhe tabelat
Rezultatet e Grupit A:
CSKA Moskva 1-4 Manchester United
Basel 5-0 Benfica
Tabela e Grupit A:
1. Manchester United 6 pikë
2. Basel 3
3. CSKA Moskva 3
4. Benfica 0
Rezultatet e Grupit B:
PSG 3-0 Bayern Munich
Anderlecht 0-3 Celtic
Tabela e Grupit B:
1. PSG 6 pikë
2. Bayern Munich 3
3. Celtic 3
4. Anderlecht 0
Rezultatet e Grupit C:
Atletico Madrid 1-2 Chelsea
Qarabag 1-2 Roma
Tabela e Grupit C:
1. Chelsea 6 pikë
2. Roma 4
3. Atletico Madrid 1
4. Qarabag 0
Rezultatet e Grupit D:
Sporting Lisbon 0-1 Barcelona
Juventus 2-0 Olympiacos
Tabela e Grupit D:
1. Barcelona 6 pikë
2. Sporting Lisbon 3
3. Juventus 3