Sport

PSG tallet me Barcelonën (Foto)

Klubi nga Parisi nuk ka mundur të qëndrojë duarkryq gjatë El Clasicos së mbrëmshme.

Barcelona pësoi një nga humbjet më dëshpëruese në vitet e fundit ndaj Real Madridit, ku u dominua si me rezultat ashtu edhe me lojë në finalen e Super Kupës së Spanjës.

Derisa Barça vuante në fushën e blertë, PSG argëtohej në rrjetet sociale. Pak momente pas golit të dytë të Benzema, klubi francez nuk kurseu një postim ironik në Twitter me foton e Neymar dhe me një fytyrë të qeshur.

Me pak fjalë, në Paris po qeshin me atë që po ndodh në Barcelonë.