PSG ka treguar forcën e saj ndaj Bayern Munichut, skuadër të cilën e ka mposhtur me rezultat 3:0 në Ligën e kampionëve
Skuadra franceze, PSG ka shënuar fitore të merituar ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0.
Golat për PSG-në i shënuan Dani Alves, Edinson Cavani dhe Neymar.
Pas kësaj fitoreje PSG mban vendin e parë në Grupin B me 5 pikë, ndërsa Bayern dhe Celtic ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 3 pikë. /Express/